http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kaligrafia me simbole fetare, fisnore e kulturore nisi të përcillej në gravura rreth shekullit 14. Kulmin ky lloj arti e mori një shekull më vonë, ndërsa sot në botë njihen vetëm 5 artistë që mund ta realizojnë atë, sigurisht shumë më ndryshe nga mishërimi pamor që ofronin gravurat e para të këtij lloji. Një prej këtyre 5 artistëve është akademiku dhe piktori Sulejman Saim Tekcan, 37 gravura e të cilit mund t?i shijoni në Qendrën Rinore të kryeqytetit. Ngjyrat edhe pse prej një gamë të fortë kromatike, shkrihen butë me njëra tjetrën ashtu sikurse edhe simbolet greke, egjiptiane, osmane. Kuratori i kësaj ekspozite nuk ka harruar që të veçojë veprat që kanë një lidhje simbolike edhe me kulturën tonë. Eltoni këshillon që ekspozita të vizitohet e të shijohet nga e djathta në të majtë, pasi kjo është edhe veçantia e ekspozimit të gravurave kaligrafike, që i ka rrënjët në arketipin e Kuranit qiellor. 37 veprat, disa prej tyre unike në botë do të qëndrojnë në kryeqytet për një javë dhe ekspozita do ta presë publikun do ditë deri më 1 korrik.