Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Muaji qershor shënon 50- vjetorin e krijimit të Universitetit të Arteve, që në fillimet e tij kishte emrin Konservatori Shtetëror i Tiranës.

Dirigjenti i njohur Ermir Dizdari, i cili e ka nisur karrierën e tij bashkë me themelet e kësaj shkolle ndriçon një histori të pasur e të mrekullueshme të shkollës shqiptare të muzikës, rezultat i së cilës janë edhe dhjetëra yje të skenave botërore në të gjitha fushat e muzikës.

Ishte qershori i vitit 1966 kur dolën diplomatët e parë të konservatorit shtetëror të Tiranës

Në vitet 60?-të prishen marrëdhëniet e Shqipërisë me kampin e madh socialist. Dhjetëra nga ata studentë që vunë themelet e muzikës shqiptare ngelën në Shqipëri, pa u ndalur në pasionin e tyre

Ndërsa dirigjenti Ermir Dizdari përshkruan gjithë atë rrugë të suksesshme të shkollës së muzikës ku Durrësi, Korça e Shkodra vinin në skenë opereta, nuk mund të justifikohet zbehja e kësaj tradite sot.

Category

📺
TV

Recommended