Servet Pëllumbi ka promovuar ditarin politik ?Përvoja ime në Partinë Socialiste? dhe ka folur për marrëdhëniet me Fatos Nanon. Autori i këtij ditari rrëfen se ndërsa brenda burgut Nano drejtonte Partinë Socialiste, pas lirimit bëri pazare me pushtetin që e burgosi
Ditari politik i Servet Pëllumbit ?Përvoja ime në Partinë Socialiste? u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Shënimet e autorit datojnë nga viti 1991-1996, ku jeta politike vërtitej mes një opozitarizmi të fortë mes Partisë Socialiste të drejtuar nga Fatos Nano dhe asaj demokratike që kishte fituar zgjedhjet të drejtuar nga Sali Berisha.
Këto dëshmi sipas Servet Pëllumbit tregojnë si ndodhi përçarja e madhe e PS pas farsës zgjedhore të 26 majit 1996. Autori i librit mendon se është pasojë e pazareve të Fatos Nanos me pushtetin që e kishte burgosur.
Po a është Fatos Nano një individ i shkëputur nga rrethanat e tjera politike brenda Partisë së tij apo ato ndërkombëtare. Për këtë ish presidenti Alfred Moisiu jep opinionin e tij.