Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rastet e shpeshta të konflikteve mes shtetit dhe biznesit në Elbasan kanë shtruar nevojën e ndërmjetësimit, që çështjet të mos përfundojnë në gjykatë.
Ndërsa shifrat tregojnë se 50 % e bizneseve janë në konflikt, dhoma e tregtisë dhe industrisë në qytetin e Elbasanit do të bëjë ndërmjetësin, duke i dhënë një ndihmë biznesit përmes reduktimit të kostove dhe duke i dhënë zgjidhje problemeve pa qenë nevoja të shkohet në gjykatë.
Majlinda Manushi Agjente për regjistrimin e markave: Pjesa e ndërmjetësimit tregtar ne e dimë shumë mirë që bizneset sot janë pranë dyerve të gjykatave me vite e vite të tëra, duke harxhuar para, kohë pa fund dhe duke mos marrë zgjidhjen e duhur. Kjo gjë do të ofrohet shumë mirë nga një ndërmjetës, që është një person i tretë, asnjanës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konfliktet-e-biznesit-me-gjyqesorin-tashme-me-ndermjetes/

Category

📺
TV

Recommended