Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi Europian sot u qëllua në zemër të tij. Një gjymtyrë e rëndësishme dhe problematike sic ishte Britania e madhe, ju shkëput si rezultat i votës Leave- dalje, të referendumit të thirrur nga konservatori Cameron në një përllogaritje të gabuar në mënyrë kolosale gjatë fushatës elektorale një vit më parë.
Cameron dha dorëheqjn brenda pak orëve nga momenti kur anija e britanikëve mori një drejtim të kundërshtuar prej tij dhe pjesës më të madhe të kancelarive europiane.
Me rezultat të ngushtë, por me një shumicë të qartë në favor të ndarjes së ishullit nga aleanca me Bashkimin Europian. Brenda natës së 24 qershorit e pamendueshmja u shndërrua në të pakthyeshme.
Pas 4 dekadave anëtarësim në BE dhe përpjekjesh për të frymëzuar dhe për të besuar në një identitet europian, një bashkim ekonomik dhe politik, Britania e Madhe vendosi të dilte nga tregu më shumë se 500 milionësh, për t?ju kthyer lavdisë dhe nostalgjisë së Perandorisë britanike të shekullit të 16-të.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/divorci-britani-be-termet-politik-dhe-financiar-per-londren-nis-saga-e-shkeputjes/

Category

📺
TV

Recommended