Pengmarrësi i anijes së peshkimit ?Çelepia 2?, Adel Muamed Salam, i ka lënë afat pronarit të peshkarexhës deri sonte në orën 20:00 për të dorëzuar 100 mijë euro ose në të kundërt do ta djegë atë.
Marinari egjiptian Salam ka bërë presion duke i dërguar foto të peshkarexhës në flakë.
Në peshkarexhë ishin edhe dy shqiptarë të cilët janë marrë peng nga egjiptiani prej 5 ditësh dhe fati i tyre ende nuk dihet ende.