Pengmarrësi egjiptian i anijes ?Çelepia 2?, Adel Muamed Salam ka kërcënuar përmes një bisede telefonike djalin e pronarit të anijes, Florian Çelepia, se nëse nuk i dorëzon 100 mijë euro, atëherë ai do të djegë anijen sonte në orën 20:00. Në audion e siguruar nga Shqiptarja.com, dëgjohet kërcënimi i Salam.
?Sot, ora 8 e gjysmë fiks i ndizet flaka barkës. Unë flas vetëm njëherë. Ora 8 e mëngjesit t'i ikën në bankë, fut lekët në emrin e shokut tim. Ora 8 e gjysmë, ora 9, nëse s?ka lekë? për zot? flaka barkës. Unë s'po bëj shaka. U ikën koka fare?", mbyll ai bisedën telefonike, duke kërcënuar edhe me jetën e dy marinarëve shqiptarë.
Marinari egjiptian Salam ka bërë presion edhe duke i dërguar pronarit, foto të peshkarexhës në flakë.
Në peshkarexhë ishin edhe dy shqiptarë të cilët janë marrë peng nga egjiptiani prej 5 ditësh dhe fati i tyre ende nuk dihet ende.