http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjendet në Egjipt peshkarexha shqiptare ?Çelepia2?. Autoritetet egjiptianë zbuluan peshkarexhën të zhdukur prej 21 qershorit gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në brigjet e Aleksandrisë. Pas kontrolleve, policia egjiptiane tha se nuk ka asnjë gjurmë të pengjeve apo të marinarit egjiptian pasi brenda bordit të anijes u gjetën vetëm tre persona me kombësi egjiptiane. Deri më tani edhe pse kanë nisur kontrollet nuk dihet asgjë për vendndodhjen e Adel Muhamed Salam dhe as të dy shqiptarëve të marrë peng Luan Mema dhe Dhimitër Malaj. Fillimisht, marinari egjiptian kërkoi 70 mijë euro e nëse kjo nuk plotësohej do të mbyste anijen së bashku me dy marinarët. Një ditë më pas, Salam në komunikimet me SMS me pronarin shqiptar, tha se anijen e ka shitur për 100 mije euro disa personave për të transportuar klandestinë ndërkohë që kishte lënë të lirë shqiptarët. ?Çelepia 2? u largua nga Porti i Durrësit 9 ditë më parë, ndërkohë që policia kufitare e shpalli të zhdukur 4 ditë më vonë.