Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në maternitetet e vendit, 25-45 nëna në një vit pasi lindin, braktisin fëmijët e tyre. Arsyet, sipas të dhënave të materniteteve, janë ato ekonomike por edhe lidhjet jashtëmartesore. Për vendin tonë, statistikat e braktisjes janë të larta, ndaj mjekët duan të përcjellin mesazhe sensbilizuese që nënat të mos lënë jetim fëmijët e tyre.
Në vit, 25 deri në 45 foshnje braktisen nga nënat e tyre sapo i sjellin në jetë në maternitetet e vendit.
Nga pyetjet që mjekët iu drejtojnë nënave mbi arsyet e braktisjes, rezultojnë të jetë ato ekonomike si dhe shtatëzania si fryt i lidhjeve jashtëmartesore.
Erlin Kurti:Janë kushtet sociale dhe ekonomike që është një kontigjent i vogël i shoqërisë që ndodhin këto fenomene dhe për këto arsye mund ta braktisin bebin. Dhe faktori i dytë janë lidhjet jashtëmartesore dhe të papërfunduara në martesë.Ka persona që i braktisin, por ka dhe nëna që rikthehen dhe i marrin këto bebe përsëri.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/foshnjet-e-braktisura-mjeket-ne-nje-vit-25-45-te-sapolindur-lihen-ne-maternitet/