Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Sot është mbledhur séance plenare në të cilën siç pritej ka debate mes pozitës dhe opozitës për dy çështjet kryesore të aktualitetit politik në vend.

Sipas rendit të ditës, pikë kryesore është miratimi i projekltligjit ?Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit?.

Ndërkohë, tjetër çështje diskutimi dhe miratimi është Projektligji ?Për kontrollin kufitar?



Ora 12:30 Berisha: Grabitja në Rinas, akt i mirëfilltë terrorist, u morën 20 mln euro
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha teksa ka folur në Parlament ka thënë se grabitja e rreth 1 milion eurove në Rinas është një akt i pastër terrorist.

Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë, pasi, sipas tij, banda që grabiti paratë ëhstë e lidhur me qeveritarët, ndërkohë që shprehu shqëtësimin se krimi po mbizotëron në vend.

?Mazhoranca është e dominuar në çdo qelizë nga krimi. Grabitja është akt i mirëfilltë terrorizmi, është një grabitje e stilit terrorist. Për 12 minuta, banda e armatosur me armë grabiti paratë. Kreu i qeverisë është kreu i Meduzës. Kriminelët ndjehen sot zotur të vendit. Avokati i Ramës, zot në proktetoratin e krimit? tha Berisha.

Ai theksoi se në grabitjen në Rinas u vodhët minimalisht 20 milion euro, ose 85 kilogram euro.

Category

📺
TV

Recommended