Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inflacioni kapi në qershor nivelin e 1.2%, duke dalë nga zona e rrezikut që e mbajti për disa muaj. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ky tregues u rrit me 0.5% kundrejt majit. Në rritjen e inflacionit kanë ndikuar taksat vendore që rritën kostot për bizneset, çka është reflektuar te çmimet, por edhe gjallërimi i konsumit në këtë periudhë të sezonit turistik, por edhe të zhvillimit të Kampionatit Europian.
Inflacioni ka shënuar rritje në qershor, duke iu larguar zonës së rrezikut që e mbajti për disa muaj. Instituti i Statistikave raporton se muajin e kaluar, ky tregues arriti në 1.2 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.5% kundrejt majit dhe duke qenë 0.2% më i ulët se qershori i vitit të kaluar.
Përveç veshjeve dhe komunikimit, të gjitha grupet e tjera të mallrave kanë shënuar rritje vjetore, duke reflektuar kështu rritjen e taksave vendore që aplikuan bahskitë dhe rritjen e kostove për industri të veçanta, kryesisht atyre të energjisë elektrike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/inflacioni-jashte-rrezikut-u-rrit-ne-qershor-me-0-5-arriti-ne-1-2/