Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj në përfundim të mbledhjes së sotme të komisionit, ka bërë të ditur se mazhoranca i ka bërë dy propozime të reja opozitës për miratimin e Reformës në Drejtësi, por nuk i ka bërë të ditura se cilat janë këto propozime.
I pyetor nga gazetarët, Xhafaj ka thënë se çështjet që janë në negociiom nuk bëhen publike nga mazhoranca, ndryshe nga sa bën opozita.
?Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste e ndan mënyra e qëndrimit. Ka një diferencë mes PD e PS. Çështjet që janë në negociim nuk bëhen publike, ndryshe nga sa bën Partia Demorkatike.? ka thënë ai.
Lidhur me propozimin e fundit që bëri Partia demokratike për vettingun, që të drejtohej nga përfaqësues të barabartë mes opozitës e pozitës, Xhafaj tha se në komision nuk ka mbërritur asnjë gjë zyrtare.
?Nuk kemi në tavolinë propozimin e PD që është përfolur në media.. E kanë nisur me postë dorazi apo rekomande? tha Xhafaj.