Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmë në mesnatë një operacion të gjerë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogave të forta. Në pranga në kohë të ndryshme janë vënë 16 anëtarë të një grupi kriminal, që shiste kokainë në disa zonë të kryeqytetit.
Të arrestuarit e operacionit të koduar ?Tangent? janë shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta ka edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.