Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Disa zona të Lezhës, kryesisht bregdeti i Shëngjinit, është tej mbushur nga mbetjet urbane duke shkaktuar një panoramë të shëmtuar për turistët.

Kontenier të dëmtuar apo dhe mungesë totale e tyre konstatohen lehtësisht, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen nëpër rrugët e qytetit.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, kjo situatë është shkaktuar pasi ka përfunduar kontrata e firmës kontraktuese për pastrimin e qytetit, dhe se po merren masa provizore deri në një zgjidhje përfundimtare.

Sipas Frrokaj tenderi i ri i pastrimit do të bëhet në muajin shtator dhe situata do të marrë menjëherë zgjidhje për pastrimin e qytetit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended