Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbetjet urbane vijojnë të mbeten problem në shumë zona të Lezhës, duke përfshirë edhe bregdetin e Shëngjinit.
Kontenier të dëmtuar apo dhe mungese totale e tyre konstatohen lehtësisht, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen anash rrugëve që përshkojnë Lezhën apo dhe në kanale.
Problematika në fjalë pranohet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj sipas të cilit firmës së pastrimit të Lezhës dhe Shëngjinit i ka përfunduar kontrata dhe se është gjetur një zgjidhje previzore, deri në përfundim të sezonit turistik, pasi tenderi i ri i pastrimit bëhet në shtator.
Frrokaj: Më vjen shumë keq që ka koinçiduar në këtë muaj, sepse i tillë ka qenë grafiku. Kemi bërë një marrëveshje që ta shtymë këtë sezon. Shëngjini ka ngarkesën e vet. Unë e kam gjetur këtë tender pastrimi të kryer. Kam vërejtjet e mia për sa i përket cilësisë së pastrimit, nuk jam fare i kënaqur madje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbeturinat-ne-shengjin-tenderi-ne-shtator/