Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pa e përmendur konsensusin dy zëra të rëndësishëm të BE kanë apeluar që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë në 21 korrik reformën në drejtësi.Zëvendës/Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid, kërkoi përgjegjësi individuale nga deputetët për të votuar pro një reforme që ka ndikim të drejpërdrejtë në integrimin e Shqipërisë.Edhe eurodeputetja Monica Macovei bëri apel për finalizimin e reformës, duke e cilësuar të pajustifikueshëm qëndrimin e PD për të mos pranuar ekspertët e huaj në proçesin e vettingut.
Afrimi i afatit të fundit që ka politika javën e ardhshme për miratimin e reformës në drejtësi ka forcuar thirrjet dhe presionin e ndërkombëtarëve që partitë në Shqipëri të finalizojnë votimin e saj në Parlament.
Zëvendës/Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid, i bëri thirrje ndërgjegjes së çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë për të mos vonuar më reformën, e cila ndikon drejtpërdrejtë jo vetëm në proçesin integrues, por edhe ekonominë e vendit.
Helga Schmid: ?E di që palët duan të ecin përpara por politika këtu vuan nga mungesa e besimit. Deri më tani është bërë një punë konstruktive në Parlament. Finalizimi i reformës në drejtësi është i rëndësishëm sepse do të luajë rol në shtetin e se drejtës, por do jetë edhe një kontribut për një mjedis transparent për investimet. Kjo është në interes të integrimit në BE. Prandaj është përgjegjësi individuale e deputetëve të marrin këtë shans dhe të miratojnë reformën?.
Edhe Eurodeputetja dhe njëherësh kryesuese e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei fton politikën shqiptare të pranojnë vettingun nga ndërkombëtarët që sipas saj do ta pastronte sistemin e drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/miratoni-reformen-schmid-thirrje-deputeteve-te-kapin-shansin/
Comments