Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ceremoni lamtumire e dhimbshme, e parakohshme dhe e shmangshme nëse në këtë vend nuk do të kishte gjykatës si ky, që lirojnë fajtorë të padënuar.
Tragjedia e nënës së dy fëmijëve që e përcollën si të mpirë për në banesën e fundit, pasi panë sakrificën me jetën e saj për t?I shpëtuar është një fatkeqësi e paralajmëuar dhe me shumë akte.
Dhurata Doku Prifti ishte kampione në fuqi e qitjes, përvecse një kampione e jetës.
Trajnerja dhe mikja e saj Diana Mata e vlerëson si sportiste dhe si mike të ngushtë
Diana Mata: ?Jemi tronditur shumë, është e pabesueshme. Të gjithë diskutonin çfarë do bëjë drejtësia për këtë rast. Nuk dëgjova një njeri të thotë gjë tjetër. Ka humbur Dhurata, por kanë humbur dhe fëmijët. Fëmijët kanë humbur mamin, ne kemi humbur shoqen më të mirë?.
Në Parlament u mbaj një minutë heshtje në nder të Dhuratës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-tragjedi-me-shume-akte-lamtumira-e-dhurates-kampiones-se-qitjes-dhe-jetes/
Comments