Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë pezullim nga detyra dhe e ka shpallur në kërkim gjyqtaren e kësaj gjykate Majlinda Andrea, e cila është pezulluar nga detyra për akuzën e korrupsionit pasiv.
Gjyqtarja akuzohet se ka përfituar 50 mijë euro për të ndikuar për vendimin e një çështje pronësie. Prona për të cilën bëhët fjalë ndodhet në zonën turistike të Butrintit.
Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për bashkëshortin e gjyqtares, Odise Andrea dhe për tre persona të tjerë. Bashkëshorti i gjyqtares është këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Masat e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk janë mundur të ekzekutohen pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë pasi ndaj tyre u është caktuar masa e sigurisë.
Comments