Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shënohet në Gjirokastër rasti i parë i vdekjes nga antraksi në 20 vitet e fundit.
Mjekët e spitalit të Gjirokastrës dhe Drejtoria e shëndetit publik konfirmojnë se një bari 58-vjeçar banor i Libohoves ka humbur jetën pas konsumimit të mishit të infektuar nga sëmundja e antraksit, apo plasja siç njihet në gjuhën popullore.
Familjarët e viktimës Enver Maçi kanë hapur dyert e mortit në Libohovë, ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi 58 vjeçari ishte e vetmja e ardhur për familjen me 5 anëtarë.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/cobani-58-vjecar-humb-jeten-nga-antraksti/