Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Një foshnje e seksit mashkull ka lindur në maternitetin e Durrësit, por fatkeqesisht nuk ka gjuhë ose e ka fare pak të zhvilluar këtë organ. Mjekët e këtij spitali e kanë të pamundur të ndërhyjnë në mënyrë kirurgjikale për ta riparuar këtë organ. Në maternitet, bluzat e bardha sqarojnë se një lindje me problem të tillë është një rast tepër i rrallë.

Babai foshnjës, Klodian Koci mendon se jashtë shtetit mund të kurohet kjo sëmundje ndaj i ben apel Ministrisë së Shëndetësisë që të mundësojë dërgimin e foshnjës në spitale të specializuara jashtë vendit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended