Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ceremoninë e inagurimi të godinës së komisariatit të policisë rrugore në Tiranë kryeministri Edi Rama nuk la pa lavdëruar punën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Edi Rama: ?Respekt për skuadrën e ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit e policisë që të çliruar nga kthetrat e politikës të lidhur me krimin që i mbante në një trysni të përditshme dhe ua kishte bërë ferr punën e tyre sot janë në krye të detyrës dhe çojnë përpara një projekt madhështor të vënies së policisë tërësisht në shërbim të qytetarëve. Kjo punë ka në krye ministrin e Brendshëm dhe sa herë më jepet rasti e përsëris se puna e tij meriton çdo lëvdatë pasi jo më kot meriton dhe gjylen e përditshme të baltës së SHQUP. Kompliment që vjen nga ata që jo vetëm shtet nuk njohin por as nuk dinë të bëjnë dhe prandaj mbushin topat e baltës dhe gjuajnë nga policia e shtetit që është modeli për tu ndjekur nga të gjithë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-mbeshtet-fort-tahirin-meriton-cdo-levdate-e-kompliment/

Category

📺
TV
Comments

Recommended