Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Shoqatat e ambjentalistëve kanë zhvilluar një protest në Lagunën e Karavastasë.

Shkak i protestës është një mjet i cili po kryen punime brenda parkut, prej disa ditësh.

Pavarësisht se Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Divjakës kanë mohuar të kenë dhënë leje për punime, punimet kanë vijuar, ku një dragë, po pastron kanalet me kërkesë të shoqatës së peshkimit.

Më herët përfaqësuesi i shoqatës së menaxhimit të peshkimit në Divjakë u shpreh për Report TV se nëse nuk bëhen punime me dragë, atëherë rrezikohet që ekosistemi të shkatërrohet dhe nuk do të ketë peshq.

Category

📺
TV
Comments

Recommended