Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe ish-deputetit Koço Kokëdhima duket se ka prekur fundin. Gazeta ?Shekulli?, pronë e ish-deputetit Kokëdhima këtë të hënë ka pasur si kryeartikull një analizë, ku renditen edhe arsyet e ndarjes mes Kokëdhimës dhe Ramës. Duke kujtuar armiqësinë e Kokëdhimës me ish-kryeministrin Nano, shkruesi i analizës në gazetën e ish-deputetit thekson se është kryekëput e njëjta situatë.

Në kryeartikullin e gazetës së Kokëdhimës theksohet gjithashtu se kjo ndarje ka ardhur për arsye politike dhe jo për interesa personale të ish-deputetit. Madje theksohet se që kur Rama është bërë kryeministër, gjithnjë e më shpesh nuk po shikon siç duhet, se ku mund të dëmtohen interesat e vendit. Jo vetëm të vendit, por edhe ato të së majtës shqiptare.

?Po të ishte interesi privat, pse mos ta qepte gojën Koço, të vazhdonte ta mbante mirë me Ramën dhe të rrinte si aga në vend të agait? Nga sa shihet, në vend që të dy miqtë, Kokëdhima-Rama, të qëndronin bllok bashkë si në të kaluarën, hendeku i tyre sa vinte dhe thellohej për arsye katërcipërisht ideologjike. Nuk ishte ai hendek i llojit vulgar në Shqipëri, ?s?më plotësove këtë interes dhe unë të kthej kurrizin?. Koço Kokëdhima, po t?u besosh analistëve si Baze dhe Fevziu, po dhe shumë të tjerëve, mjafton të hapte gojën dhe kishte gjithçka si në një pjatancë nga kryeministri. Atëherë pse ia komplikonte vetes gjërat Kokëdhima, po të mos kishte arsye që i tejkalonin interesat e vogla personale? A s?ishte kjo këmbëngulje për diçka më të lartë që e bëri Kokëdhimën armik me Nanon kryeministër, qëkur ky filloi të tradhtojë interesat e njerëzve duke u përpjekur të fusë plehrat e jugut të Italisë në Shqipëri? A nuk ishte kjo arsyeja që e shtyu Kokëdhimën të kundërshtonte krejtësisht i vetëm Nanon dhe Berishën në një tjetër dosje të nxehtë, koncesioni i Rinasit, dhe gjithnjë në emër të mbrojtjes së sovranitetit të vendit?
Është kryekëput e njëjta dinamikë që po e largon gradualisht Kokëdhimën nga Rama në këto momente. Që kur ky është bërë kryeministër, Rama gjithnjë e më shpesh nuk po shikon siç duhet, sipas këndvështrimit të Kokëdhimës, se ku mund të dëmtohen interesat e vendit. Jo vetëm të vendit, por edhe ato të së majtës shqiptare?.

Në analizën e botuar në gazetën Shekulli theksohet se arsyeja e largimit mes Ramës dhe Kokëdhimës është politike dhe se e ka zanafillën në platformën e Kokëdhimës për Reformimin e Partisë Socialiste. Sipas shkruesit të analizës, lidershipi i PS-së e eliminoi këtë platformë, duke mosdashur demokratizimin e partisë, por për të vijuar me monopolin e pushtetit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended