Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vizitoi qendrën e urgjencës mjekësore të përkohshme të Shëngjinit, e cila funksionon prej disa javësh për t?i ardhur në ndihmë mbarëvajtjes së sezonit turistik veror. Ministri i Shëndetësisë tha se me këtë shërbim urgjence 24-orë u vihet në ndihmë edhe operatorëve turistik, pasi në këtë mënyrë paketat e tyre janë më të sigurta.
Ilir Beqaj: Këto 6 javë kemi pasu 975 vizita. Operatorët e ndryshëm turistikë kanë më shumë siguri në paketat që ofrojnë për Shëngjinin, sepse veç të tjerash kanë edhe garancinë e shërbimit shëndetësor këtu 24 orë.
Mjekët në urgjencen e Shëngjinit thonë se ndonëse rastet e pacientëve janë specifikë, janë përballuar me sukses nga stafi mjekësor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shengjin-beqaj-urgjenca-sezonale-rrit-sigurine-tek-pushuesit/