Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Shqiptarja.com hedh dritë mbi mënyrën sesi biznesmeni Sokrat Shani vrau të dashurën e tij 29-vjeçare duke sjellë foto nga vendngjarja. Përpara se të vriste edhe veten, nëpërmjet një letre, Shani shpjegonte se krimin e kreu në momente të vështira psikologjike.

Në foton e siguruar nga shqiptarja.com, 29-vjeçarja është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, lidhur me fasheta në pjesën e këmbëve dhe në duar. Vërehen shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet brutale, kryesisht në pjesën e kraharorit, ku në shpatullën e majtë dëmtimi është më i theksuar.

Pamjet tronditëse tregojnë se 65-vjeçari i kishte vendosur në kokë në në formë laku një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet.

Sipas mjekëve ligjorë, dyshohet se viktima pasi është lidhur dhe i është vënë spango në fyt, është goditur sërish nga ana e 65-vjeçarit, duke e torturuar. Ajo ndërroi jetë pas gjakderdhjes, nga tortura dhe dhuna.

Category

📺
TV

Recommended