http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Vargje mbi gurë shekujsh?. Kështu e kanë pagëzuar artistët këtë mbrëmje poetike në Korçë. Mes një atmosfere të veçantë për publikun, kanë interpretuar nga dy aktoret e njohura Roza Anagnosti e Zamira Kita. Janë përfshirë në këtë projekt edhe të rinjtë Kristian Koroveshi e Franc Bregu në violinë, të cilët kanë përzgjedhur poezi nga veprat e autorëve Pushkin, Hajne, Keko, Agolli, Kadare, Zhupa e Rusi. Por, ajo çka i bën të veçantë këto dy mbrëmje poetike janë vendet në të cilat marrin jetë poezitë. Ato janë interpretuar në dy objekte kulti të trashëgimisë kulturore siç janë Kisha e Ristozit dhe një nga kishat më të vjetra të Voskopojës.