Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj deputetit socialist Sadri Abazi për ndërtim të paligjshëm, sipas saj, tek Zogu i Zi. Në përgjigje të deklaratës së IKMT-së, që deklaronte se shtesa e Abazit është me leje dhe dokumentacion të rregullt, PD thotë se i gjithë pallati si objekt është pa leje.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha se vetë kryeministri Edi Rama ka nxjerrë vendim për prishjen e pallateve të deputetit Abazi në kohën kur ishte Kryebashkiak i Tiranës.