Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një përplasje me armë ka përfunduar fatmirësisht pa pasoja në fshatin Borizanë të Krujës.
Dy vëllezër kanë kanosur me armë një shtetas tjetër dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe personi i tretë. Policia i ka arrestuar në flagrancë.
Në pranga përfunduan Rilind dhe Indrit Leka, përkatësisht 40 dhe 32 vjeç, banues në fshatin Borizanë si dhe Erind Balla, 32 vjeç, banues po në këtë fshat. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Përplasja- ?Më datë 22.08.2016, rreth mbrëmjes, në Borizanë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit Leka, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin Erind Balla. Gjithashtu edhe shtetasi Erind Balla ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër.
Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët rrethuan dhe këqyrën vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e menjëhershme të autorëve?, sqaron policia e Durrësit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasje-me-arme-ne-kruje/