Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Olimpiada e Shqipërisë në "Rio 2016" më shumë u shoqërua nga debate dhe skandale sesa nga rezultatet e sportistëve.

Por për shefin e misionit olimpik Gjergj Ruli rezultatet e arritura janë më të mirat dhe se delegacioni ishte i bashkuar. Ai shpjegoi edhe mosparakalimin në ceremoniën e hapjes nga Evagjelia Veli dhe mosrregjistrimin e Sidni Hoxhës në garën e 100 metrave.

Ndërsa Presidenti i Federatës së Peshëngritjes Elez Gjoza deklaroi se në Rio ai nuk ka shkaktuar asnjë skandal:

Gjoza fajëson KOKSH për mosparakalimin e peshëngritëses Veli, ndërsa thotë se mbështet mikun e tij Bezhani nëse do të rikandidojë për kreun e Komitetit Olimpik.

Briken Çalja me vendin e pestë arriti rezultatin më të mirë ne Rio dhe edhe njëherë bëri thirrje shtetit që përveç futbollit të kthejë kokën edhe nga shumësportëshi.

Category

📺
TV

Recommended