Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mesila Doda mbetet e vendosur në qëndrimin e saj që prej gati 8 muajsh e ka konkretizuar në një nismë ligjore.
Doda: Parimi është ky, krimineli nuk nderohet. Xhelati nuk nderohet.
Dhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetetja e PDIU-së paralajmëron intesifikim të aksionit politik për heqjen e medaljeve të atyre që i quan xhelatë të komunizimit.
Doda: Bëhet fjalë për një aksion politik që e kemi filluar sot e thuajse një vit më parë dhe duhet ta çojmë deri në fund sepse procedurat janë të tilla që nuk mund ti lënë dot qofshin kryetarë Komisionesh apo kryetarë Këshillash legjislacioni etj, nuk mund ti zvarrisin dot dhe ti çojnë deri në pafundësi dhe të mos i fusin në seanca plenare.
Doda vlerëson se mbajtja larg sistemit të ri të drejtësisë e hetuesve dhe gjykatësve të komunizmit është një prej vendimeve të rëndësishme të reformës së miratuar me konsensus.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/doda-sterhiqemi-per-dekoratat-e-xhelateve-te-komunizmit/

Category

📺
TV

Recommended