Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Rritja e çmimit për siguracionin e makinave do të hetohet nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Dyshohet se kompanitë e sigurimit kanë marrë në bllok vendimin për rritjen e çmimit.

AMF thotë se po ndjek situatën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit.

?Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit?.

Burime nga ky institucion thonë për Report TV se ka informacione se kompanitë kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën, për të rritur në një datë çmimin dhe sipas ligjit, ky bashkëpunim ndalohet me ligj.

Category

📺
TV

Recommended