Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qindra hekatërë pyje me pisha janë shkrumbuar nga zjarri në fshtrat Bulshar dhe Planet në Njesinë Administrative të Oroshit në Mirditë, ndërsa në rrezik kanë qenë dhe disa banesa.
Situata më e vështirë ka qenë gjatë nates së kaluar, pasi zjarri mori përmasa të frikshme duke ju afruar shumë afër banesave, ndërsa është bërë e ditur se disa familja janë evakuar nga autoritetet.
Për më shumë se 10 orë, forcat zjarrfikëse, ato të ushtrisë të ndihmuar edhe nga banorë të zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, derisa situata është vënë nën kontroll.
Për shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me dy helikopter të Ministrisë së Mbrotjes të cilët kanë punuar gjatë gjithë pasdites së djeshme.
Për të kordinuar veprimet e emergjences në zonë kanë qenë të pranishem gjatë gjithë nates prefekti i Lezhës Eduart Ndreca si dhe sekretari i Përgjithshem i Prefektures Altin Jaku.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/neutralizohet-zjarri-ne-orosh-shmanget-rreziku-nga-banesat/