Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndryshime të tjera kushtetuese. Puna e saj ndodhet në ngërç si pasojë e ndryshimeve të 22 korrikut, të cilat i heqin kompetenca që deri më tani nuk mund të ushtrohen nga askush.

Në një deklaratë për mediat organi i akuzës kërkon ndërhyrje emergjente në ligjin themeltar për të lënë në fuqi dispozitave të mëparshme ligjore, deri në miratimin e paketës së plotë të Reformës në Drejtësi.

Ngërçi i parë lidhet me SPAKU-un, Prokurorinë e Posaçme e cila me kushtetutën e re i merr organit të drejtuar nga Adriatik Llalla, të drejtën e hetimit të zyrtarëve të lartë, deputetëve, ministrave, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë e atyre Kushtetuese.

?Sipas dispozitave të reja, kompetenca për hetimin e këtyre funksioneve i takon Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Category

📺
TV

Recommended