Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ndryshimet në qeveri nuk do të sillni n as gëzim dhe as shpresë.
Duke reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, Basha u shpreh se varka e shpuar e qeverisë nuk është në gjendje të përballojë më asgjë.
Basha: Ndryshimet në qeveri nuk sjellin as gëzim dhe as shpresë. Nuk sjellin gëzim sepse të gjithë e dinë që batërdia me tenderat publik, me koncesionet dhe me mënyrat e tjera për të vjedhur buxhetin e shqiptarëve, që për tre vite ka rezultuar në zhdukjen e mbi 3 miliardë eurove nuk do të ndalojë dhe do të intensifikohet.
Nuk ka shpresë, nga ky ndryshim në qeveri sepse të gjithë e dinë që përkeqësimi i jetës së shqiptarëve si rezultat i politikave të qeverisë Rama nuk ka asnjë shans të ndryshojë, tashmë që qeveria është në ditët e saj të fundit.
Sipas kreut demokrat, ndryshimi i vërtetë do të ishte largimi i Edi Ramës, për arsye: ?sepse jo vetëm dështoi për të përmbushur qoftë edhe një premtim të vetëm përpara shqiptarëve?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rilindja-projekt-i-dorezimit-te-shqiperise-krimit/

Category

📺
TV

Recommended