Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Piktori i njohur Alkan Nallbani pas 25 vjetësh mërgimi çel ekspozitën e tij të parë në atdhe. Ekspozita e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve do qëndrojë e hapur deri më 15 shtator.

Artisti që ka mërguar duke bërë emër të madh me artin e tij nga Italia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në një familje piktorësh të talentuar, ai është nipi i piktorit të shquar Hasan Nallbani.

Pikturat e Nallbanit karakterizohen nga emocionet e zjarrta, ngjyrat entuziaste dhe prania e detajeve të frymëzuara nga atdheu. Një pjesë e tematikave të veprave të tij marrin pikënisje nga kujtimet në Shqipëri. Megjithatë ato marrin një shprehje më universale kur përfundon e gjithë tabloja.

Ekspozita e Alkan Nallbanit është pjesë e sezonit artistik 2016, në Galerinë Kombëtare të Arteve. Me emrin "Alkan Nallbani: Eksploratorët" kjo ekspozitë përmban 90 piktura, vizatime dhe gravura. Në këto tablo zbulohet eksperienca e universit njerëzor, e mbrujtur nga përvojat e Nallbanit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Category

📺
TV

Recommended