Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Asnjë mosmarrëveshje mes Edmond Haxhinastos dhe Ilir Metës, nuk qëndron pas dorëheqjes së Ministrit të Transporteve.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së e përjashton këtë në mënyrë kategorike.

Në intervistën për Report Tv ai i mëshon idesë se janë zgjedhjet e brenda partisë për kryetarin në fund të muajit nëntor , po r edhe programi elektoral për ato të përgjithshmet që rikthyen kreun e transporteve në selinë e LSI-së.

A do të ketë lëvizje të tjera në kabinetin PS-LSI?

LSI nuk synon të lëvizë karrigen e asnjë prej ministrave të qeverisë Rama, pavarësisht kritikave të herëpashershme që Petrit Vasili i quan sugjerime.

Pas Ylli Manjanit nëntorin e kaluar, ai i Haxhinastos me Sokol Dervishin është zëvendësimi i dytë gjatë 3 viteve në qeverisjen e përbashkët Rama-Meta.

Category

📺
TV

Recommended