Në mbyllje të mandatit si kryebashkiak i Vlorës, Shpetim Gjika dha me koncesion parkingjet e qytetit bregdetar për jo më pak se 15 vjet. Vendimi solli shumë reagime dhe nuk u prit mirë nga qytetarët, kundërshti që vazhdojnë ende pas kaosit të krijuar. Shoqata "Lëvizja për Vlorën" e cilëson se një cenim të rëndë situatën e rendit publik nga veprimet e Kompanisë "TIS Park" me anë të bllokimit të mjeteve të qytetarëve.
"Lëvizja për Vlorën" ka bërë një kallëzim penal për ish-kryebashkiakun Shpetim Gjika dhe Këshillin Bashkiak të mandatit të shkuar si dhe për kompaninë "TIS Park".
Kallëzimit nuk i kanë shpetuar as Kryebashkiaku Dritan Leli me Këshillin Bashkiak aktual si dhe prefektja Etiona Hoxha, për mos reagim në interes të publikut vlonjat.
Kallëzimi është bërë me pretendimin se koncensioni i parkimeve me pagesë ka shkelje të shumta ligjore, që të çojnë në përfundimin se, ka elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, vjedhje dhe dëm financiar e moral
"Lëvizja për Vlorën" i kërkon prokurorisë të nisë hetimet në lidhje me atë që e quan aferë mafioze e koncesionit të parkingjeve.
"Vlora nuk mund të humbase sovranitetin mbi hapesirat e saj publike te nje kompanie të dyshimte me pronarë të panjohur", thuhet në kallëzimin e "Lëvizjes për Vlorën"