Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Eorld Academy of Tirana është e vetmja shkollë në Shqipëri e certifikuar ndërkombëtarisht nga organizata e ndërkombëtare e ?International Baccalaureate?.

Në ditën e parë të shkollës ishin të pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj dhe minsitrja e Arsimit Linidta Nikolla.

?Fillimi i shkollës do të thotë më shumë detyra, por edhe më shumë qejf dhe mënyrë për të qëndruar me shokë të rinj. Jam shumë i lumtur që një nga shkollat më të mira është në Shqipëri dhe ju keni mundësinë për tu shkolluar?, është shprehur Veliaj.

"Jam shumë e nderuar që ndodhem këtu në ditën e parë të shkollës dhe ju uroj më të mirat. Kjo është shkolla më e mirë në Shqipëri dhe jo vetëm këtu. E di që mësuesit këtu janë shumë të motivuar dhe të dedikuar. Ju falënderoj për ftesën dhe ju uroj më të mirat? ka thënë Lindita Nikolla.

International Baccalaureate numëron 5500 shkolla në të gjithë botën, por WAT është e vetmja në vendin tonë. Ky institucion vepron në 25 vende të botës me stafe dhe kurrikula të përshtatura sipas standardeve të larta.

Stafi akademik i kësaj shkolle përbehet nga profesorë që vijnë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Japonia, Estonia, Hollanda, India e derin ga Fiji largët.

WAT ka si qëllim që të gërshetojë kulturat, origjinat dhe eksperiencat midis stafit dhe nxënësve në mënyrë që të kontribuojë në formimin e një shoqërie më të mirë për të ardhmen.

Category

📺
TV
Comments

Recommended