Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Unioni i Prokurorëve të Shqipërisë i bën apel politikës për të miratuar në një kohë sa më të shpejtë pakten ligjore, e cila do të bënte aktive ndryshimet kushtetuese të cilat lidhen me sistemin e drejtësisë, ku sipas Unionit situate aktuale e hetuesve është e nderë.

Në një deklaratë për mediat, Unioni shprehet se pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, ?Mungesa e dispozitave kalimtare rregullatore për këtë periudhë deri në miratimin e ligjeve organike dhe krijimin e funksionimit të organeve të reja të parashikuara nga Kushtetuta, po sjell pasiguri juridike dhe mund të cënojë ecurinë e procedimeve penale që janeë në hetim dhe të cështjeve penale që janë në gjykim?.

Category

📺
TV

Recommended