Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vonesat në realizimin e projekteve në infrastrukturë në të gjithë vendin kanë bërë që deputetët e maxhorancës të kryqëzojnë përfaqësuesit e qeverisë në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave sapo ato shfaqen ne dyert e këtij komisioni.
Gjatë diskutimit të një marrëveshje për ujësjellës-kanalizimet në Pogradec, kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe e konsideroi të papranueshme shtyrjen e afatit me 9 muaj te përfundimit të këtij projekti.
Braçe: E dinit që nuk e kapnit dot afatin të 31 dhjetorit 2015 dhe keni filluar të negocioni në janar të 2016-s? Ta kuptojmë që të jemi të qartë! I thonë 9 muaj.
Eduard Seitaj, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve: Marrëveshja është miratuar që në fund të dhjetorit 2015, për shkak të disa vonesave është vonuar deri në shtator 2016.
Braçe: Është miratuar marrëveshja që 2015 dhe në shtator 2016 për të miratuar marrëveshjen në Parlament?
Seitaj: Teknikisht po!
Braçe: Dhe kjo është normale për ju?!
Për të shmangur abuzimin me fondet që vijnë nga BE komisioni I ekonomisë miratoi edhe një projektligj që parashikon ngritjen e një agjencie të veçantë auditimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/brace-kryqezon-qeverine-per-vonesat-ne-investime/

Category

📺
TV

Recommended