Në raportin e ?Forumit Ekonomik Botëror? për konkurrueshmërinë, Shqipëria është përmiërsuar me 13 vende.
Në analizën për vitet 2016-2017, Shqipëria është renditur në vendin e 80-të, nga i 93-ti ku gjendej një vit më parë. Shqipëria grumbullon 4.06 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë.
Nga analiza e bërë sipas shtyllave kryesore, vërehet se ka patur një rritje pothuajse në të gjithë indikatorët sidomos në atë ?Arsimi dhe Shëndeti? (që renditet në vendin e 33-të duke u rritur me 19 pozicione nga një vit më parë).