Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Rreshje të shumta shiu kanë shkaktuar përmbytjen e një pjese të madhe të qytetit të Laçit. Rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në drejtimin e automjeteve si dhe kanë sjellë edhe izolimin e banorëve.

Situata shihet e përkeqësuar dhe bizneset po mbushin thasët me rërë dhe po i vendosin në derë për të mos lejuar futjen e ujit brenda. Qendra e qytetit është përmbytur ndërsa uji ka vërshuar në banesa dhe biznese të shumta.

Rrjedha e ujit që vërshon nëpër rrugë është aq e fortë saqë ka rrezik të marrë me vete edhe njerëzit.

Problem janë edhe rrufetë dhe vetëtimat.

Category

📺
TV

Recommended