Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Lidershipi i Partisë Demokratike, i subjektit politik më të madh në opozitë, vijon t?a shikojë përgjegjësinë për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet lokale tek strukturat e partisë në nivel lokal dhe tek baza e PD. Teksa disa figura potenciale të PD, si Eduard Selami, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli etj., e shohin problemin tek kupola drejtuese e partisë, mungesa e shpresës, koherencës dhe strategjisë, kryetrari i PD, Lulzim Basha, vijon të firmosë udhëzime dhe strategji, të cilat synojnë të identifikojnë shkaqet e humbjes jashtë rrethit të lidershipit. Ndërsa një grup deputetësh kërkuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar për analizimin e lidershipit, Basha ka firmosur ditët e fundit një urdhër, tashmë për llogari të zgjedhjeve të 2017. Një nga pikat e urdhrit parashikon gjurmimin dhe identifikimin e votuesve, të cilët kanë tradhtuar Partinë Demokratike, për arsye të ndryshme, ndërsa mbështesin subjekte të tjera, ndoshta Lëvizjen Socialiste për Integrim apo edhe parti të tjera në rritje, si PDIU.

Category

📺
TV

Recommended