Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Mesdhetar ku theksoi se çdo kandidat për student që përmbush kriteret do fitojë Universitetin. Sipas Ramës, radhën për regjistrim në Universitet sot e përcakton merita.
?Në universitet, sot regjistrimi po bëhet me radhë. Dhe radhën po e përcakton merita, më të mirët përpara, të tjerët pas tyre dhe të papenguar, të pabllokuar, të paabuzuar, të papërjashtuar nga asnjë fuqi tjetër. As nga miku, as ga fisi, as nga leku, as nga shansi qorr i tjetrit, nga një proces ku secili mund të marrë vendin që i takon, dhe askush nuk mund t?i zere vendin duke përdorur fuqi jashtë meritës së vet. Kjo refomë e vendos fatin në duart e secilit. Qëkur fillon shkollën, që kur hyn në klasën e gjimnazit, cdo nxënës e nxënëse e ka vetë fatin në dorë dhe e vendos përmes rezultateve të veta?, u shpreh Rama.