?Lulet Plastike?, një film i ri shqiptar me metrazh rreth 30 minuta vjen premierë nga skenaristi dhe regjisori Ylljet Aliçka. Autori i filmit krijon dy personazhe interesantë, nëpërmjet lojës së aktorit të njohur Robert Ndrenika dhe aktores Zana Prifti.
Aktorja Prifti pavarësisht talentit të saj është lënë në hije për shkak të persekutimit të familjes në diktaturë. Me këtë film rikthehet në kinema me një profil mbresëlënës. Po ashtu edhe Robert Ndrenika ka sfiduar problemet e sëmundjes me rolin e një fshatari zemërbardhë të realizuar përsosmërisht.