Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Sot nisi viti akademik, por në seancën parlamentare çështja e pranimit të maturantëve fitues në Universitete u përcoll me replika të ashpra mes kryeministrit dhe opozitës. Kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar opozitës në sallë lidhur me akuzat për sistemin e pranimeve në Universitete. Sipas Ramës, secili maturant që e meritoi gjeti veten në listat e pranimeve për Universitet. kurse opozita zhurmoi.
"Prisni, ose mos prisni, por brenda datës 27 e gjithë kjo turbullirë që krijuat do të jetë tërësisht e fashitur dshe pastaj do keni punë me ne për të gjitha të vërtetat e cilësisë. Fakultet për fakultet. Do iu tregojmë si ishte cilësia në listën fituese të juridikut kur qeverisnit ju, e si është kjo e tanishmja."

Category

📺
TV

Recommended