Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Miratohen ndryshimet ligjore që parashikojnë lehtësimin e 60 procedurave tatimore për biznesin.
I pranishëm në komisionin e Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh se në bazë të ndryshimeve parashikohet ulje e dënimeve për bizneset në rast të shkeljeve, i jepet mundësi të vetkorrigjojë deklarimet deri në 3 vjet dhe shkurtohet afati për çregjistrimin e biznesit.
Ahmetaj: Ka një ulje të konsideruar dhe një thjeshtësim të procedurave. Por, një rigorozitet për sa i përket zbatimit të masave administrative. Ulet dënimi për deklarimin me vonesë nga 10 mijë lekë në 5 mijë lekë. Hiqet dënimi për uljen e tepricës kreditore, rishikohen me ulje dënimet për pajisjen fiskale dhe kuponin tatimor, apo punonjësit e pa deklaruar.
Ish-ministri i financave Shkëlqim Cani dhe deputetë të opozitës kërkuan shpjegime në lidhje me rimbursimin e TVSH-së
Cani: Që t?i themi është automatik, por përsëri ka TVSH të papaguar. Nuk mund të bëhet që automatikisht u mbush dita e 30 për eksportuesin, rimbursimi jepet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kalojne-ndryshimet-ne-proceduren-tatimore-shqetesim-rimbursimi-i-tvsh/