Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër operatorët e telefonisë mobile në vend kanë nënshkruar një kod sjellje. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi theksoi se nënshkrimi i kodit mes operatorëve synon krijimin e një konkurrence të ndershme mes tyre për produktet që ofrojnë në treg, si dhe mbron konsumatorin përkundrejt shërbimeve dhe produkteve.
Ekonomi: Ky është një hap i rëndësishëm, i cili jo vetëm që vendos në një formë të rëndësishme mënyrën se si komunikojnë operatorët me njëri-tjetrin, por merr përsipër gjithashtu që operatorët të mbrojnë konsumatorët në treg duke j ua bërë transparente të gjitha produktet që ato nxjerrin, duke j ua bërë transparente mënyrën se si grumbullojnë të dhënat personale dhe se si i ruajnë ato, gjithashtu dhe për mënyrën se si kostohen produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/operatoret-celulare-kod-sjellje-per-mbrojtjen-e-konsumatoreve/