LSI është e vendosur për respektimin e marrëveshjes së koalicionit qeverisës me PS-në.
Kryetari Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në Report TV.
"Ne po vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona në koalicion sipas marrëveshjes së Shkodrës. Vendimi ynë për këtë koalicion ka qenë i drejtë. Janë disa arritje të rëndësishme pozitive. Janë disa reformat të rëndësishme që janë realizuar apo janë në proces por natyrisht që ka shumë vend për përmirësime dhe për t?i realizuar këto reforma me një gjithëpërfshirje më reale edhe për të ruajtur dialogun me qytetarët sepse këto reforma bëhen për ta", u shpreh Meta.