Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Me rastin e 15 vjetorit të operimit në tregun shqiptar, Vodafone Albania organizon ?Tech Reja?, të parin forum mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit përmes saj.

Ky forum që do të zhvillohet në datat 24- 25 Tetor, do të mbledhë tek instalacioni ?Reja?, figura të njohura, ndërkombëtare e shqiptare të fushës së telekomunikacionit, teknologjisë dhe medias.

Gjatëdiskutimeve dhe refleksioneve mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e teknologjisë së komunikimit, si dhe ndikimin që Vodafone Albania ka pasur në këtë drejtim,?Tech Reja? do të sjellë në vëmendje fakte e shifra shumë interesante mbi inovacionin dheteknologjinënë këto 15 vjet. Pjesë e ?Tech Reja? vjen edhe një ekspozitë mbi evoluimin e telefonisë celulare nga telefoni bazik që mund të kryente vetëm telefonata, deri tek aparati inteligjent, si mjeti më i domosdoshëm i jetës së përditshme.

Forumi u hap këtë pasdite me fjalën e Drejtorit tëPërgjithshëm të Vodafone Albania, Dietlof Mare, i cili prezantoi tek të pranishmit eksperiencën, rolin kyç që kompania ka luajtur në zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në vend si dhe vizionin për tëardhmen që Vodafone Albania sjell për klientët.

Category

📺
TV

Recommended